Gerard Deulofeu edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona për të kaluar te skuadra nga Premier League, Watford.

Barcelona dhe Watford kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujorë të anësorit, Gerard Deulofeu.

Spanjolli nuk ka bindur që nga kthimi i tij verën e kaluar, duke qenë shumicën e kohës në stolin rezervë.

“Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Gerard Deulofeu deri më 30 qershor 2018”, thuhet në njoftimin zyrtar të katalanasve.

Previous Next