Ylli holandez Robin van Persie është kthyer të hënën në fushën ku ka nisur karrierën, ndërsa ka firmosur kontratë me Feyenoord Rotterdamin, duke shpresuar në një përfundim pozitiv të karrierës së tij. Van Persie kompletoi transferimin si lojtar i lirë nga skuadra turke Fenerbahçe, shkruan Koha Ditore. Ai nuk ka luajtur që nga gushti për shkak të një lëndimi të gjurit. Ky lëndim ka rritur dyshimet për përgatitjen fizike afatgjate të 34-vjeçarit, ish-yllit të Arsenalit dhe Manchester Unitedit.