Lyoni ka mposhtur 2-1 Paris Saint-Germain me super golin e Depay që shënoi në minutën e 94’-të. Lojtari holandez Memphis Depay është heroi i Lyon, që i dha fitoren skuadrës së tij me golin spektakolar në fund të sfidës kundër Paris Saint-Germain, me fitoren 2-1. Për Lyon golin e parë e shënoi Nabil Fekir në minutën e 2’-të, kurse për PSG-në shënoi Layvin Kurzawa në minutën e 45+4. Dani Alves la në baltë ekipin e tij pasi u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 57’-të. Pas kësaj fiore të merituar Lyon renditet në vendin e dytë me 48-të pikë, ndërsa PSG renditet në vendin e parë me 56-të pikë.

VIDEO:

Previous Next