Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kthyese ndaj Leganes, të vlefshme për cerekfinalen e Copa del Rey. ”Ne duhet të mendojmë që kualifikimi nuk ka mbaruar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi duke luajtur ndaj një ekipi që kurrë nuk dorëzohet dhe punon deri në fund. Eshtë një ndeshje e Kupës dhe duhet të bëjmë atë që kemi bërë në ndeshjen e parë:
të shënojmë dhe të mos pranojmë.” ”Leganes ishin duke humbur 2-0 në ndeshjen e fundit në kampionatin dhe në fund të ndeshjes barazuan. Ata meritojnë kredi për këtë. Me të vërtetë ata janë të motivuar dhe kjo është Kupa. Të shënosh një gol, cdo gjë mund të ndodh. Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe ekipin që kemi kundërshtar. Ata nuk do të heqin dorë dhe do të luftojnë e besojnë deri në fund.” Besimi: ”Ne do të shohim nesër. Duhet të vazhdojmë kështu dhe kemi mundësinë të bëjmë një tjetër ndeshje të mirë. Ne vetëm duhet të vazhdojmë me të njejtën frymë që kemi treguar në fundjavë.” Taktika: ”Unë e thashë të njejtën gjë pas ndeshjes ndaj Deportivos: sistemi nuk ka rëndësi, qëndrimi po. Gjëja e rëndësishme është se si mund t’i bëjmë probleme kundërshtarëve. Ndaj Sevillas kemi luajtur 4-4-2 dhe shënuam 5 gola me një lojë të mirë. Në ditën tjetër ndaj Deportivos luajtëm me 4-3-3. Kemi luajtur edhe me metoda tjera që kanë shkuar mirë. Nuk do të ndryshoja mënyra se si përgatitemi për ndeshjet. Ajo cfarë më intereson është ndeshja e nesërme dhe vendosja e ekipit më të mirë për fitore dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje.” Bale: ”Ajo që ai ka ndryshuar është se ai nuk po ndien dhimbje dhe kjo është celësi për një lojtarë. Ai është më i mirë tani. Ai po tregon se është shumë i rëndësishëm. Shpresojmë që ai do të vazhdojë kështu: të marrë vetëbesim dhe të përmirësohet.” Cristiano dhe telefoni: ”Ne nuk mund të ndryshojmë se cfarë thonë dhe flasin njerëzit. Cristiano mori telefonin për të parë nëse plaga ishte e madhe apo e vogël dhe të shikojë nëse mund të vazhdojë. Ishte një plagë e pakëndshme dhe e madhe por kjo është ajo. Kjo ësht ajo që ai tha në zhveshtore dhe nuk jam duke shkuar të bëjë asgjë. Ata e qepën atë plagë dhe ai u rikthye sot. Nëse Cristiano u stërvitë me ne me njërin sy të ënjtur, kjo nënkupton që gjëja më e rëndësishme për të është se ai është në fushë.” Rikuperimi i Ramos: ”Sergio do të jetë me ne nesër dhe do të shohim se cfarë do të bëjmë.” Isco:
”Unë flas me lojtarin dhe ai gjithmonë do të këtë një rol të rëndësishëm këtu, pavarësisht se a do të jem unë këtu apo jo. Ai gjithmonë ka treguar se cfarë tipi i lojtari është dhe unë gjithmonë i kam treguar atij besimin tim sepse ai është një lojtar kyc. Kjo nuk do të ndryshojë. Ai nuk luajti në El Clasico por kjo nuk ishte ideja. Lënia jashtë ndryshoi planet. Isco mund të luajë në shumë pozicione me 4-3-3, si anësor apo mesfushor ofanziv. Roli i tij këtu do të jetë gjithmonë i rëndësishëm dhe unë i kam treguar këtë, sikurse të gjithë lojtarëve.” Benzema: ”Ai nuk ka luajtur me ne për disa muaj. Unë dëshiroja që ai të luaj dhe të jetë me grupin përsëri. Gjëja e vetme në të cilën e shijon është të luajë dhe të jetë në fushë. Nuk është e këndëshme të hysh në fushë dhe të vërshëllehesh. Ne kemi nevojë për tifozët tanë që të jenë me ne. Unë e di se ju keni të drejtë të komentoni për gjithcka sepse ju paguani biletën, por ne vërtetë dëshirojmë mbështetësit tanë të jenë me ne gjatë 90 minutave dhe kur të përfundojë ndeshja, cfarëdo që ndodhë, le të ndodhë. Benzema do të jetë me ne nesër.” Kepa:
”Në qershor lojtarët mund të vijnë në Madrid nëse strategjia e klubit ndryshon dicka. Por ideja ime dhe e klubit, sepse jemi së bashku, ka qenë të mos ndryshojmë asgjë në këtë merkato të janarit. Unë i kam dëgjuar disa komente që në fund i kam fituar, por shqetësimi im i përditshëm janë lojtarët dhe puna ime me ta. Nuk po flas për lojtarët që nuk i përkasin Madridit. Ditën tjetër kam bërë një koment për një lojtarë dhe mediat mendojnë që e dua atë këtu. Jam prapa lojtarëve të mi, sepse ata janë gjëja më e rëndësishme. Nëse ata stërviten mirë dhe janë pozitiv, ne arrijmë gjëra shumë të mira. Roli im është të mbroj skuadrën time sepse ata janë lojtarët e mi dhe kujdesem për ata që janë këtu. Kjo është ajo. Nuk kam asgjë kundër Kepas apo ndonjë lojtari tjetër. Kurrë nuk do të kem.” Casilla: ”Ne do të shohim nëse do të startojë apo jo. Unë kam 3 portjerë nga ekipi i parë dhe dy të tjerë nga akademia që stërviten me ne kohë pas kohe. Ndeshja e nesërme është e rëndësishme dhe asgjë më shumë.” Neymar dhe ndeshja ndaj PSG: ”Ai ka qenë i rëndësishëm për ekipin. Statistikat e tij janë mahnitëse por unë jam i interesuar vetëm për lotjarët e mi. Kur ne shohim Cristiano Ronaldon, përgjatë karrierës së tij, do të doja të vecoja sezonin e kaluar ku shënoi 8 gola në fazën finale të Champions League dhe kjo nënkupton shumë. Kjo është ajo pse këta lojtarë janë të jashtëzakonshëm dhe në ndeshjet e mëdha gjithmonë bëjnë diferencën.