Shitjet e fanellave të Alexis Sanchezit kanë thyer rekordin e mëparshëm të Manchester Unitedit, pas transferimit të tij nga Arsenali në merkaton e janarit, ka thënë sot kryetari ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward.
Sulmuesi kilian, Sanchez nënshkroi me klubin e United pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal.
“Alexis Sanchez ka vendosur një rekord të ri të transferimeve të janarit sa i përket shitjeve të fanellës. Ai ka vendosur një rekord tri herë më të lartë se ai i mëparshmi”, ka deklaruar Woodward.
Ai nuk ka dhënë detaje se sa fanella të Sanchezit janë shitur saktësisht.