Vendin e ngjarjes ku ka v*dekur punëtori 22-vjeçar në kompaninë “Lab-Oil”, nuk ka arritur ende ta vizitojë I*nspektorati i Punës. Kryei*nspektori Basri Ibrahimi, ka shkuar gjatë ditës së sotme për ta vizituar këtë vend, por nuk i është lejuar hyrja në kompaninë. Shiko videon më poshtë.
Ibrahimi ka sqaruar gjithë ngjarjen për Insajderin. Ai ka thënë se në kompaninë ku ka v*dekur 22-vjeçari nuk ka qenë askush, as nga punëtorët e as nga pronarët, shkruan Insajderi.
Ka thënë se nga sigurimi i objektit i është thënë atij se të gjithë kanë shkuar në v*arrimin e 22-vjeçarit, andaj sipas tij kjo ka qenë arsyeja përse nuk e ka vizituar vendin se ku ka v*dekur i riu nga Suhareka.
Brahimi ka thënë se arsyetimi ka qenë i pranueshëm nga ana e tij dhe për këtë arsyeje nuk e ka insistuar ta vizitojë vendin e ngjarjes.
“Është e vërtetë pamjet që kanë dal dhe janë pamje reale që janë paraqitur. Por çështja është se faktikisht ata nuk kanë qenë aty kanë qenë në v*arrimin e të ndjerit dhe nuk ka qenë asnjë punëtorë tjetër aty përveç sigurimit i cili po ashtu nuk është punëtor i kompanisë”, ka deklaruar Ibrahimi.
Kryei*nspektori, ka thënë se nesër do të vërtetohet nëse ajo çfarë i është thënë ka qenë e vërtetë apo jo.
“Ky ka qenë arsyetimi ne do të shohim nesër a qëndron kjo apo jo, por sipas një deklarimit ata janë në Suharekë në v*arrimin e të ndjerit”.
“Ne kemi besuar se vërtetë janë në v*arrim për shkak se ne kemi edhe forma të tjera me anë të p*olicisë që ta vizitojmë vendin e ngjarjes.
Ne e kemi pranuar si arsyetim dhe përsëri do të shkojmë nesër për ta vizituar vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ibrahimi për Insajderin.
Ibrahimi ka paralajmëruar se nëse kompania insiston që Inspe*ktorati i Punës të mos e vizitojë këtë kompani, do të kërkojë ndihmë nga P*olicia e Kosovës.
“Në qoftë se nuk dëshirojnë që ne të futemi aty ne do të reagojmë me p*olici, për shkak që I*nspektoratin e Punës nuk ka askush që e ndalë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se dje ka v*dekur 22-vjeçari në vendin e punës në kompaninë “Lab-Oil”. Insajderi ka marrë konfirmim edhe nga P*olicia e Kosovës se sot është v*arrosur 22-vjeçari.
Në anën tjetër Flora Ahmeti nga P*olicia e Kosovës i ka thënë Insajderit se Kryei*nspektori nuk ka kërkuar ndihmë për t’u ta vizituar kompaninë./Insajderi.com