Arsenali nuk mund ti lejonte vetes që pas Alexis Sanchez të humbiste dhe Mesut Ozil. 

Skuadra londineze pasi afroi në ekip Pierre Emerick Aubameyang i cili u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit, arriti akordin edhe për rinovimin e kontratës me mesfushorin turko-gjerman i cili do të bëhet kështu lojtari më i paguar në historinë e klubit.

Për të mos e humbur me parametër zero pas disa muajsh, Arsenali pranoi kërkesat financiare të Ozil me këtë të fundit që do të përfitojë 300 mijë paund në javë nga kontrata e re dhe do të firmosë me topçinjtë edhe për 3 vite e gjysmë.



Previous Next