Manchester United ka hyrë në garë për yllin e PSG-së, Neymar
Skuadra angleze, Mancehster United ka hyrë në garë për yllin brazilian të PSG-së, Neymar, shkruan Don balon.
Sponzori kryesor i Unitedit, kompania amerikane Chevrolet ka gati paratë për transferimin e brazilianit, pasi kështu beson se mund të rrit edhe markën e saj, duke pasur në skuadër një nga lojtarët më të mirë në botë.
Por, ky transferim nuk do të jetë i lehtë, pasi miliarderët e PSG-së nuk duan largimin e Neymar.
Për më shumë, në garë për të është edhe kampioni i Evropës, Real Madrid, që po ashtu ka gati 300 milionë euro për transferimin e tij.