Sulmuesi nga Gaboni ka debutuar me fanellën e Arsenalit.

Në një ndeshje pothuajse perfekte të Arsenalit, ku fitoi 5:1 ndaj Evertonit, debutoi me gol edhe blerja më e re, Pierre Emerick Aubameyang. Sulmuesi i ardhur nga Dortmundi bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe për këtë mori komplimente nga të gjithë, por ai premton që do të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen për ta ndihmuar Arsenalin, që të arrijë suksese. “Jam tepër i lumtur”, ka thënë Aubameyang për faqen zyrtare të klubit. “Fituam ndeshjen qysh në pjesën e parë, kurse e dyta ishte më ndryshe. Jemi të gjithë të kënaqur”. “Unë premtoj se do të përmirësohem edhe më shumë për ta ndihmuar ekipin të fitojë”, ka theksuar ai.

Previous Next