Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Andre Gomes këtë verë në mënyrë që të ulë humbjet e tyre financiare, thonë raportet në Spanjë.

24-vjeçari u transferua në Camp Nou nga Valencia në një marrëveshje fillimisht me vlerë 35 milion euro plus bonuset.

Megjithatë, mediat në Spanjë raportojnë se e gjithë marrëveshje mund të sjell një kosto totale prej 55 milionë eurosh.

Kjo shifër është shumë e lart, pasi mesfushori portugez nuk ka arritur të vendosë veten tek titullarët tek skuadra Blaugrana dhe ka filluar vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon.

Sipas një raporti në mediumin Diario AS, klubi katalanas është lodhur nga pritjet dhe po vlerëson rrugët e shitjes së Gomes.





Barcelona tani po mendon shitjen e tij pavarësisht se u raportua më herët se kanë refuzuar Juventusin dhe Manchester Unitedin verën e kaluar.

West Ham United thuhet gjithashtu se është afër një marrëveshje, por çdo shitje duhet të jetë e përhershme dhe nuk pritet të lejohet ndonjë huazim

Gjiganti katalunas shpreson për kompensimin e shumës së transferimit të tyre nga Valencia, nëse jo të plot së paku diku rreth 70-80 për qind të shpenzimit.

Previous Next