Barcelona është futur në garë për mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld, që kërkohet edhe nga Manchester United.
Belgu ka qenë i lidhur me lojtarin këtë verë, por ai mbetet në kontratë me Spurs deri në vitin 2020.
Sipas Independent, katalunasit janë futur në garë seriozisht dhe e duan që këtë verë.
Alderweireld dhe Spurs kanë ngecur në negociatat për kontratën e re dhe nga kjo mund të përfitojë Barcelona.
Belgu kërkon pagë diku rreth 200 mijë euro në javë, sikurse që fiton Virgil van Dijk te Liverpooli.
Me negocimin e kontratës, Barcelona kërkon që të futet në mes për të përfituar.
Në verën e vitit 2019, klauzola e tij për largim do të jetë 25 milionë funte.
Manchester United mbete i interesuar që, por presidenti i Spurs, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shesë te rivalët e tyre.