Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë “UEFA” ka akuzuar skuadrën e Atalantas për abuzime racor.
Gjatë ndeshjes Atalanta – Borussia Dortmund, ishin dëgjuar disa thirrje raciste drejtuar futbollistit belg, Michy Batshuayi.
I huazuar nga Chelsea, Michy kishte publikuar një ankesë në Twitter, kinse mori thirrje të rënda raciste.
Kështu, UEFA e ka shqyrtuar këtë ankesë dhe ka akuzuar klubin italian për thirrjet raciste që i kanë bërë në drejtim të futbollistëve kundërshtarë.
Në atë ndeshje skuadra e Borussia Dortmundit siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të Europa Ligë.