Manchester United dhe Manchester City duket se do të bëjnë garë të ashpër verën që vjen për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos. 

Sipas mediave britanike, “djajtë e kuq” dhe ‘qytetarët’ janë të interesuar për reprezentuesin gjerman.

Kroos pas katër viteve në Madrid, raportohet se është gati për një sfidë te re dhe në moshën 28 vjeçare e ndjen se është koha për të provuar veten edhe në Premier League, një nga ligat më të forta në botë.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola i njeh farë mirë cilësitë që posedon Kroos më të cilin kishte punuar një vit tek Bayern Munich.

Previous Next