Për herë të parë në karrierë, Shaqiri ka arritur të shënojë gol tre ndeshje me radhë në Ligë (Bundesliga, Serie A, Premierligë). Përveç kësaj, goli kundër Leicesterit ishte i shtati këtë sezon, edicioni më i miri në karrierë për shqiptarin.
Stoke City ka barazuar 1-1 me Leicester City. Stoke mori një pikë fal supergolit të Xherdan Shaqirit në fund të pjesës së parë.
Kjo ishte hera e parë që Shaqiri realizoi tre ndeshje me radhë, këtë nuk e kishte arritur as në Bundelsiga me Bayern Munich e as në Serie A me Interin.
“Për herë të parë në karrierë në top pesë ligat Evropiane, Shqiri ka arritur të realizojë gol 3 ndeshje me radhë”, bën të ditur faqja për histori dhe statistika “Opta”.
Goli kundër Leicesterit ishte i 7’ti këtë sezon pë Xherdan Shaqirin, edicioni më i mirë në karrierën e shqiptarit. Deri më tani më së shumti gola në një sezon në Ligë kishte shënuar me fanellën e Bayern Munich në sezonin 2013/14, gjithsej 6 gola.
Duke parë formë e mirë që po kalon Shaqa, nuk përjashtohet mundësia që ta thellojë këtë rekord personal.