David de Gea është gati të kundërshtojë Real Madridin dhe të vendosë kushte të reja në kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Portieri i Spanjës, De Gea ka qenë një nga lojtarët kryesorë yjeve në Old Trafford sezoneve të fundit.

Shfaqjet e tij superiore edhe në ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve ishte e fundit në një seri ndeshjesh ku ai ka dëshmuar se është i klasit botëror.

Këto paraqitje kanë bërë që portieri spanjoll të bëhet objektiv kryesor i Real Madridit për portën e tyre.

Por, edhe përkundër interesimit të madh të ekipit mbretëror, De Gea thuhet se ka vendosur t’i refuzojë ata.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, De Gea është gati të vërë anash të gjitha thashethemet dhe të nënshkruajë një kontratë të re me Unitedin.

Marrëveshja aktuale e portierit spanjoll ka mbetur valide vetëm edhe 18 muaj dhe qëllimi është të shtohet edhe katër vite tjera.

Dhe pavarësisht nga një fillim i ashpër në negociata, klubi i Manchesterit është i bindur se është bërë progres dhe së shpejti pritet të ketë arritje të marrëveshjes.

Previous Next