Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Leon Bailey, ka sugjeruar klubet e interesuar për të që akoma duhet të presin.

20 vjeçari, i cili u transferua nga Genk në Leverkusen për 13.5 milionë euro gjatë verës së kaluar, me skuadrën gjermane ka kontratë deri në vitin 2022.

Por, siç raportohet, lojtari dëshiron që akoma të zhvillohet tek Leverkuseni. Por, forma e lartë e tij këtë sezon të garave, ka bërë që top-klubet të futën në garë për të.

Manchester United dhe Arsenal janë dy skuadrat kryesore në garë për Bailey, por mësohet se ai është duke u monitoruar edhe nga AC Milan.

Previous Next