Angel Di Maria beson se ish-skuadra e tij, Real Madrid transformohet në një skuadër tjetër kur është fjala për Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se duhet pasur shumë kujdes nga spanjollët pasi dinë shumë mirë t’i shfrytëzojnë kundërsulmet, transmeton Indeksonline.

“Për Real Madrid, Champions League është Champions League. Është tërësisht ndryshe nga La Liga, nga Kupa e Mbretit, është shumë e ndryshme. Kur këndohet himni i Champions League, Real transformohet, futbollistët ndryshojnë plotësisht dhe mendoj se kjo do të ketë një peshë të madhe”,





“Real nuk luan për të patur zotërimin e topit, ndërsa ne e bëjmë. Kemi luajtur me të njëjtën mënyrë si Barcelona, por me Real Madrid duhet patur shumë kujdes nga kundërsulmet e tyre, nëse humbet një top atë e marrin Cristiano, Bale dhe Benzema. PSG është shumë e fortë se vitin e kaluar, por kjo nuk bënë diferencën. Ndonjëherë për të fituar Championsin nevojitet të kesh jo vetëm një skuadër të mirë, por edhe fat. Pa atë nuk është e mundur të fitosh Championsin”, deklaroi Di Maria.

Previous Next