Unai Emery nuk e mendon të ardhmen e Neymarit larg PSG, madje edhe kur pyetet përgjigja e tij është Neymar i PSG.
Në konferencë për mediat para ndeshjes së Championsit, spanjolli dha një përgjigje diplomatike duke mos e menduar fare largimin e yllit brazilian.
“Neymar te Reali? Epo, kjo mund të jetë një pyetje e vështirë për të marrë një përgjigje në varësi të asaj çfarë di ose dua të përgjigjem unë. Jam i kënaqur që kam Neymarin, kaq mund të them...”, tha ai.