Eden Hazard e ka pranuar se ndryshimet në Chelsea gjatë verës së vitit 2017 kanë ndikuar në formën e dobët të kampionit aktual të Premierligës angleze.
Chelsea i largoi Diego Costan, Nemanja Maticin dhe Nathan Ake, ndërsa i sjelli në “Stamford Bridge” lojtarët si Tiemoue Bakayoko, Alvaro Morata, Antonio Rudiger dhe Davide Zappacosta, transmeton Express.
E sipas sulmuesit belg Hazard, ndryshimet e mëdha janë faktori kryesor për rënien në formë të Chelseat.
“Kemi ndryshuar disa gjëra, kemi humbur disa lojtarë dhe kemi sjellë disa të rinj në skuadër”, ka thënë ai.