Sipas mediumit kredibil pranë Interit, FCInterNews.it, Bayern Munich gjithashtu kanë bërë një qasje fillestare drejt Icardit.
Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë një kontratë të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke larguar pretendentët ose të paktën duke rritur klauzolën e lirimit.
Është raportuar se oferta në tavolinë është një rrogë me vlerë 7.5 milionë euro në vit, e cila mund të shkoj deri në tetë milionë euro në vit. Por, Icardi dhe përfaqësuesit e tij thuhet se po kërkojnë 10 milionë euro plus bonuse në vit.