Sipas UEFA-s, Ronaldo ka shënuar 21 gola më shumë se Messi në Champions që kur portugezi u transferua në Madrid nga Man United në vitin 2009.
101 gola me fanellën e Real Madridit dhe 116 në përgjithësi në histori të UEFA Champions League, Cristiano Ronaldo është ‘mbreti’ i kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.
Kuotën e 101 golave me Realin Ronaldo e arriti pas dy finalizimeve në fitoren e Los Blancos të mërkurën mbrëma kundër Paris Saint-Germainit.
“Që nga shtatori i viti 2009 në Champions League... Cristiano Ronaldo: 100 gola, Leo Messi: 80 gola”, ka shkruar faqja e UEFA-s në Twitter në momentin kur ka shënuar Ronaldo golin e parë kundër PSG-së, ndërsa më vonë realizoi edhe një tjetër për të dërguar shifrat në 101 me fanellën e bardhë.
Këto 101 gola vetëm me fanellën e Realit, duke mos llogaritur ato me atë të Manchester United, Cristiano i realizoi në 95 ndeshje, ndërsa Messi 80 golat që nga viti 2009 i ka realizuar në 88 ndeshje.