Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një formacion me 11 lojtarët më të mirë që janë transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Afati kalimtar i janarit ka qenë si rrallëherë shumë aktiv dhe me shumë lëvizje dhe shpenzime të parave.

Padyshim që transferimi më i përfolur, por edhe i kushtueshëm ishte ai i Philippe Coutinhos nga Liverpooli te Barcelona, ku çmimi me gjithë bonuse mund të arrij në 160 milionë euro.

Bujë të madhe bëri edhe transferimi në formë shkëmbimi i Alexis Sanchez nga Arsenalit te Manchester Unitedi, ku pjesë e marrëveshjes ishte edhe Henrikh Mkhitaryan.

Përveç këtyre transferime pati edhe lëvizje tjera interesante në klube tjera, ndërsa portali Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë.

Në portë është zgjedhur portieri i njohur brazilian, Julio Cesar, i cili ka kaluar nga Benfica tek Flamengo, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Virlig Van Dijk, Javier Mascherano dhe Aymeric Laporte.

Mesfusha përbëhet nga katër futbollistë që jo pak u përfolën, duke filluar nga Rafinha, Ross Barkley, Lucas Moura dhe Mkhitaryan.

Sulmi i përbërë nga tre lojtarët sheh Pierre-Emerick Aubameyangun si sulmues qendre, ndërsa nga krahët i ndihmuar nga Coutinho dhe Sanchez.

Previous Next