Samir Nasri është suspenduar me 6 muaj mos lojë nga UEFA për shkak se i ka shkelur rregullat kundër dopingut.

“Organi i Kontrollit, Etikes dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) ka marrë këtë vendim pas procedurave disiplinore të hapura më 6 mars 2017 kundër Samir Nasrit për shkeljen e Rregulloreve Anti-Doping të UEFA-s”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Nasri është shpallur fajtor për përdorimin e një substance të ndaluar, thuhet në komunikatën e organit të futbollit evropian.

“Në këtë kontekst, CEDB ka vendosur ta suspendojë Samir Nasrin për gjashtë muaj për shkeljen e Kodit Botëror të Anti-Dopingut dhe Rregulloreve Anti-Doping të UEFA-s”.

Vendimi është marrë më 22 shkurt dhe lojtari ka të drejtë ankese.

Previous Next