Ylli i Atletico Madridit, Antonio Griezmann duket se është gjithnjë e më afër Barcelonës.

Sulmuesi francez prej kohësh është i lidhur me transferimin në “Camp Nou”, dhe duket se lojtari gjatë kësaj verë do vesh fanellën e gjigantit spanjoll, raporton KosovaPress.

Gazetari sportiv Albert Roge është i bindur se Griezmann do të transferohet tek Barcelona.

Ai ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Griezmann te Barça”.

“Tashmë ekziston marrëveshja mes dy klubeve. Griezmann do të jetë në Barcelonë këtë verë, është 100% e sigurt”, ka shkruar Roge.

Previous Next