Gennaro Gattuso ka theksuar se u desh ta përfundonin çështjen e fituesit me golin e dytë, para se të pësonin golin e barazimit.
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka analizuar ndeshjen ndaj Udineses, e mbyllur në barazim 1:1.
Ai ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij.
Por, Gattuso ka theksuar se u desh ta përfundonin çështjen e fituesit me golin e dytë, para se të pësonin golin e barazimit.
“Na mungoi goditja vrastare”, deklaroi Gattuso.
“Por, mendoj se kjo ishte paraqitja më e mirë e Milanit me mua si trajner”, u shpreh ai.