Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, me Elseid Hysaj dhe Joao Cancelo si objektivat kryesor.

Skuadra katalunase, Barcelona tashmë ka tre mbrojtës të krahut të djathtë, por vazhdon të kërkojë edhe një tjetër.

Aleix Vidal dhe Semedo nuk kanë përmbushur pritjet dhe pritet të largohen gjatë verës së ardhshme.

Sipas Calciomercato, një nga dëshirat e Barcelonës është mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili po kalon momente fantastike.

Hysaj ka asistuar në ndeshjen e djeshme ndaj Cagliarit, tek goli i tretë i Dries Mertens.

Previous Next