Harry Kane ka thënë se skuadra ka treguar karakterin e duhur pasi ishin duke humbur 2-0, dhe u rikthyen në 2-2.
Gonzalo Higuain shënoi dy herë dhe humbi një penallti, ndërsa Kane dhe Christian Eriksen, barazuan rezultatin në 2-2.
“Ne kemi mundur të dështojmë kur ishim 2-0 në një ndeshje si kjo në UEFA Champions League, por ne kemi treguar karakterin e skuadrës”.
“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer pas kësaj, dhe e merituam që të kthehemi në lojë. Kur e shikon, dy gola si mysafirë dhe kthemi me një barazim në Wembley, është rezultat i shkëlqyeshëm”.
“Kisha një rast të mirë para golit me kokë, u desh ta shënoja atë, por prita për këtë të dytin. Dele Alli dha një pasim shumë të mirë dhe u desh që ta ktheja në gol”,
“Na ktheu në lojë dhe ajo ishte e rëndësishme", përfundoi sulmuesi anglez.