Ish-sulmuesi i “Topçinjve” nuk fsheh dëshirën për t’u ulur në stolin e klubit anglez.

Arsenali tash e 21 vite drejtohet nga Arsene Wenger, por rezultatet e dobëta në sezonet e fundit kanë vënë në dyshim të ardhmen e francezit.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, trajneri francez nuk i është përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit te “Topçinjtë”, duke shtuar kështu gjasat që ai të largohet nga Londra.

Ndërkohë, i pyetur nëse mund të jetë ai pasardhësi i Wenger tel Arsenali, kryegolashënuesi i të gjitha kohërave, Thierry Henry është shprehur tepër entuziast, madje ka theksuar se do të ishte një ëndërr për të nëse i besohet kjo detyrë.

“Kam ende punë për të bërë me Belgjikën, por do të presim e të shohim se çfarë mund të ndodhë”, ka shtuar ish-sulmuesi Barcelonës.

“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet për mua, por jam ende i angazhuar me Belgjikën. Nëse më intereson? Sigurisht, kush nuk do të donte të drejtonte Arsenalin”?, përfundoi Henry.

Previous Next