Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka lënë hapur mundësinë e kthimit në La Liga.

Argjentinasi shënoi gol në fitoren e “qytetarëve” kundër Arsenalit, duke fituar Kupën Carabao. Aguero e pranon se i pëlqen liga spanjolle, por ai thotë se është i lumtur në Angli.

“Më pëlqen Liga spanjolle, por jam i lumtur në ligën angleze. Tani për tani kam një kontratë dhe jam i lumtur këtu. Do të doja të vazhdojë këtu, por në futboll kurrë nuk dihet”, ka thënë Aguero.

Ai beson se City mund ta fitoj Ligën e Kampionëve, edhe pse sipas tij, në garë për këtë trofe janë disa skuadra të mëdha.“Të preferuarit për Ligën e Kampionëve janë ekipet e mëdha, por edhe ne jemi shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, atëherë kemi shanset tona”.

“Klubi ka investuar shumë në përpjekje për të fituar një trofe të Ligës së Kampioneve dhe shpresojmë se këtë vit do të arrijmë këtë qëllim.

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, këto skuadra janë gjithmonë në mesin e katër të parëve”, theksoi Aguero.

Previous Next