Anësori i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka akuzuar Louis van Gaal-in për ‘vrasjen’ e karrierës së tij të Manchester United.

Januzaj tani po shijon një etapë të re në Spanjë tek Real Sociedad, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të rikthehet në futbollin anglez.

“Me të vërtetë nuk kam pasur shanse. Nuk isha në garë. Si mund ta them këtë... ai (Van Gaal) nuk më jepte sinjalet e duhura për të luajtur lojën time”, kujton Januzaj.

“Isha akoma një lojtar i ri. Kur je një lojtar i ri, atëherë menaxheri duhet të jep siguri”.




“Natyrisht, kjo nuk ndodhi nën Van Gaal-in, kështu që ishte një sezon shumë i vështirë për mua. Para tij, David Moyes kishte besuar te unë nga dita e parë. Ai e kuptoi se isha një lojtar i ri, por kur Van Gaal mbërriti, gjithçka ndryshoi, progresi im u ndal”, theksoi Januzaj.

Previous Next