Pas fitores kundër Tolouse, mesfushori i PSG-së Marco Verratti mendon se skuadra e tij është gati për sfidën e madh me Real Madridin.
Real Madrid dhe PSG do të ballafaqohen të mërkurën që vjen në kuadër të Champions League-s.
Verrati thotë se dueli me madrilenët është ndeshje tejet e rëndësishme dhe ai shpreson së skuadra e tij do të ketë paraqitje të mirë, raporton KosovaPress.
“Mendoj se jemi gati për Real Madridin, është një ndeshje e rëndësishme, ne nuk kemi të drejtë të mos jemi gati”, ka thënë Verrati.
“Ne jemi të lumtur sepse çdo gjë po shkon mirë në kampionat. Ndeshje me Realin është sfidë që nuk luhet shpesh. Ne duhet të luajmë futboll të mirë për t’u kualifikuar”,
“Reali nuk është në një moment të mirë, por kanë lojtarë të mëdhenj, por gjithashtu edhe ne kemi lojtarë të mirë. Të gjithë duhet të gatshëm për këtë lojë”, theksoi italiani.
