Christian Pulisic është në kulmin e karrierës së tij. Sulmuesi i talentuar amerikan po shkëlqen me fanellën e gjigantit gjerman Borussia Dortmund. 

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime këtë edicion me fanellën verdh e zi. Drejtuesit e Borussia Dortmund e dinë se nuk mund ta mbajnë pas kërkesave të gjigantëve evropian për yllin e tyre dhe i kanë vendosur çmimin e largimit prej 100 milionë eurove. Mediat gjermane kanë zbuluar edhe katër skuadrat e mëdha evropiane të cilat janë të gatshme të shpenzojnë këtë shumë për talentin amerikan. Dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Manchester Untied janë duke kërkuar





transferimin e Pulisicit në Ligën Premier. Por mbrapa tyre nuk mbeten as kampionët aktual të Evropës, Real Madrid që gjithashtu e duan anësorin. Por sipas ‘Express.de’, favoriti kryesor për të nënshkruar me amerikanin mbetet Bayern Munich. Gjithnjë sipas këtij mediumi katër skuadrat e lartpërmendura janë të gatshme të shpenzojnë shumën e 100 milionë eurove për transferimin e Pulisicit. Mbetet të shihet se cilën nga skuadrat do ta zgjedh amerikani për ta vazhduar karrierën pas afatit kalimtar veror të këtij viti.

Previous Next