Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i dy prej klubeve më të mëdha britanike, Celtic dhe Manchester United.

Irlandezi Liam Miller, i cili nisi karrierën profesioniste në vitin 2000 me Celtic dhe ka luajtur 21 ndeshje me kombëtaren e Irlandës, vuante nga kanceri në pankreas.

Miller ka luajtur me të rinjtë e gjigantit anglez Manchester United për katër vite.

Irlandezi tutje e ka vazhduar karrierën në Skoci te Celtic ndërsa ka luajtur edhe për Rangers dhe Hibernian.

Miller ka luajtur edhe për skuadra tjera angleze më të vogla si Sunderland, Quens Park Rangers dhe Leeds United.





Ai tutje ka vazhduar karrierën në Australi te Brisbane Roar dhe Melborune Victory para se ta mbyllte karrierën tek skuadra amerikane Wilmington.

Previous Next