​Joachim Kimmich ka përzgjedhur sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata si lojtarin më të mirë kundër të cilit ka luajtur

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Joachim Kimmich ka lavdëruar sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, për të cilin tha se është i fuqishëm, është i shpejtë dhe ka teknikë.

Gjermani në fakt tha se Morata është lojtari më i mirë kundër të cilit ka luajtur, ani pse ai është përballur edhe me Cristiano Roanldon dhe Neymarin në Ligën e Kampionëve.

“Lojtari më i mirë kundër të cilit ke luajtur? Alvaro Morata. Ishte shumë e vështirë të luash kundër tij, sepse ka trup të fortë, është i shpejtë dhe ka teknikë të mirë. Kështu që nuk ishte e lehtë kundër tij”, iu përgjigj Kimmich një tifozi në Twitter.

Kimmich kishte luajtur kundër Moratas sa ky i fundit ishte në Real Madrid, me të cilën skuadër e eliminoi dy herë Bayernin nga Liga e Kampionëve.

Previous Next