Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka vendosur që skuadrën e tij ta bëj top ekip.
Pasi bleu Virgil Van Dijk, në janar, tani gjermani po e kërkon edhe mesfushorin e Napolit Jorginho, shkruan Goal.com.
Madje ish trajneri i Dortmund e ka bërë top prioritet për afatin e janarit brazilianin me nënshtetësi italiane.
Megjithatë për të nënshkruar me Jorginho, Liverpool duhet të mposhtë disa skuadra tjera të mëdha në Evropë që interesohen për mesfushorin qendror të Napolit.