Xherdan Shaqiri është afër barazimit të një rekordi 50-vjeçar, në ndeshjen ndaj Southampton-it të shtunën.

Terry Conroy është lojtari i fundit i Stoke Cityt që ka shënuar në katër ndeshje radhazi të Premier Ligës para 50 vitesh, por Shaqiri tani synon ta arrijë këtë rekord në ndeshjen e së shtunës.

Shaqiri ka shënuar gol në tri ndeshjet e fundit në Premier Ligë ndaj: Bournemouth, Brighton dhe Leicester City.

Nëse ai e shënon edhe golin e katërt radhazi në stadiumin Saint Mary të shtunën, ai do të jetë lojtari i parë Stoke për të arritur këtë rekord pas 50 vitesh.

Previous Next