Arsene Wenger mund të jetë duke kaluar sezonin e fundit në krye të Arsenalit

Rezultatet dhe ndeshjet e dobëta të Arsenalit këtë sezon, kanë shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë shkarkimin e Arsene Wenger.

Mediat angleze tashmë kanë filluar të shkruajë për emrat e mundshëm që pritet të zëvendësojnë francezin, me Brendan Rogers si objektivin kryesor.

Por, ai nuk është i vetmi, sepse në garë janë edhe përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, trajneri i Monacos, Leonardo Jardim dhe asistenti i Pep Guardiolas, ish-lojtari i Arsenalit, Mikel Arteta.

Wenger verën e kaluar e kishte vazhduar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2019.

Previous Next