Trajneri spanjoll, Luis Enrique mund të marrë përgjegjësinë për Chelsean para fundit të sezonit aktual të Ligës Premier.

E ardhmja e trajnerit italian, Antonio Conte, është në rrezik edhe italiani mund ta sheh veten të shkarkuar nga drejtuesit e klubit Blu.

Sipas mediumit britanik The Mirror, e ardhmja e Contes te Chelsea do të mbyllet nga katër ndeshje të mëdha gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Sprova e parë e Contes do të jetë ndeshja e parë e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës muajin e ardhshëm.

Mediat në Spanjë raportojnë se ish-trajneri i Barcelonës, Enrique, madje mund të instalohet në stolin e Bluve para ndeshjes së parë me ish-klubin e tij më 20 shkurt.

Chelsea këmbëngul se vyen edhe pak kohë pas mbështetjes së trajnerit në afrimet e bëra në afatin e transferimeve të janarit dhe me kampionët e Ligës Premier që janë ende në tri gara.

Por, në sallën e bordit është shtuar acarimi për rezultatet e dobëta të fundit – sidomos për humbjen 3-0 në të mërkurën ndaj Bournemouthit – dhe kritikat e përsëritura publike të Contes mbi politikën e klubit.

Muaji shkurt pritet të zbulojë të tërën rreth të ardhmes së trajnerin italian në Stamford Bridge.



Previous Next