Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, ka dhënë sot idenë që Liga Premier ta zhvillojë një ndeshjes, yjesh sikurse që është All-Star në basketbollin e NBA.

Lukaku përmes Twitteri ka sugjeruar që Liga Premier duhet t’i ndjek hapat e NBA, duke e zhvilluar një ndeshje me yjet e kampionatit.

Një përballje sikurse që është mes Lindjes dhe Përendimit në NBA, ku yjet e basketbollit përballen mes vete në një ndeshje më shumë që zhvillohet për spektakël.

Tani Lukaku kërkon që diçka të ngjashme ta sjell edhe Liga Premier, ku në fushë do të ishin lojtarët më të mirë të Veriut dhe Jugut, pasi Anglia ka shtrirje të klubeve të mëdha në këto pole.

A është e mundur kjo? Si do të dukej? Sa do të kushtonin biletat? Dhe kush do të luante në njërën anë e kush në tjetër?

Daily Mail në versionin e sportit i ka krijuar dy formacione me lojtarë rezervë se si do të dukeshin në këtë super përballje mes Jugut dhe Veriut.

Dy gazetarët më të njohur të këtij mediumi kanë bërë formacionet dhe për çudi në formacionin e Veriut ku bën pjesë edhe Manchester United, nuk bëjnë pjesë as Lukaku, e as shoku i tij Paul Pogba.

North XI (Formacioni i Veriut)– I zgjedhur nga Mike Keegan:

Formacioni (4-3-3): De Gea; Walker, Bailly, Van Dijk, Mendy; De Bruyne, Fernandinho, Gundogan; Silva, Aguero, Salah.

Rezervat: Ederson, Firmino, Mahrez, Robertson, Laporte, Matic, Sterling.



South XI (Formacioni i Jugut)–  I zgjedhur nga Oliver Todd:

Formacioni (4-2-3-1): Courtois; Azpilicueta, Alderweireld, Vertonghen, Bellerin; Kante, Dembele; Hazard, Ozil, Eriksen; Kane.

Rezervat: Zaha, Lloris, Aubameyang, Duffy, Alli, Bertrand, Doucoure.



Previous Next