Sezoni 2018/19 në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës do të fillojë me disa ndryshime.

Që tifozët të jenë sa më të njohur me rregullat e reja, UEFA ka shpjeguar në detaje sistemin e ri.

– Ndryshimet kyçe:

Do jenë 26 skuadra që do të futen direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë fituesin e LK-së dhe EL-së.

Çdo skuadër e eliminuar në kualifikimet e LK-së do të ketë një shans të dytë në Ligën e Evropës.

Janë 17 skuadra që tani që futen në grupet e Ligës së Evropës, me dhjetë skuadra që transferohet nga ‘play-offët’ e Ligës së Kampionëve dhe rundi i tretë kualifikues. Plus 21 skuadra që kualifikohen nga dy rrugë të ndryshme.

Do ketë një rund preliminar (paraprak) në kualifikimet për Ligën e Kampionëve (do luhet një mini-turne eliminues) dhe Ligës së Evropës (me ndeshje vajtje-ardhje).

Do të ketë ndryshim edhe në orare, 18:55 dhe 21:00, ky orar vlen për të dy garat.

LIGA E KAMPIONËVE:
Faza e grupeve:

Tani do të jenë 26 skuadra që do të kualifikohen nga koeficienti i ligave.

Të kualifikuarit direkt do të jenë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Evropës.

Katër skuadrat e para në ligat: Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali (16)

Dy skuadrat e para nga: Franca dhe Rusia (4)

Kampionët e ligave të radhitura nga vendi shtatë dhe dhjetë: Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia (4)

Nëse fituesi i Ligës së Kampionëve kualifikohet nga liga e vet, vendi do të mbushet nga kampioni i ligës i renditur si e njëmbëdhjeta (Republika e Çekisë).

Nëse fituesit e Ligës së Evropës kualifikohen në LK nga liga e tyre, vendi do të mbushet me skuadrën që renditet e treta në ligën e pestë (Franca, Ligue 1).

Një ligë mund të ketë maksimum pesë skuadra në fazën e grupeve.

Kualifikimet:

Këtu kemi dy rrugë: Ajo e kampionëve dhe e ligave. Skuadrat hyjnë në listë nga koeficienti i ligave të llogaritura në fundin e sezonit 2016/17.

‘Rruga e Kampionëve” (Katër vende në grupe):

Kjo rrugë mbledh kampionët e federatave që renditen nga vendi 11 e më poshtë, këtu përfshihet edhe një rund preliminar dhe tri runde tjera kualifikuese dhe ai i play-offit:

Rundi preliminar (një mini-turne eliminues): Marrin pjesë katër ekipe

Rundi i parë kualifikues: Marrin pjesë 33 ekipe, plus fituesi i rundit preliminar

Rundi i dytë kualifikues: Futen tri ekipe, plus 17 nga rundi i parë

Rundi i tretë kualifikues: Dy ekipe futen, plus dhjetë fitueset nga rundi dytë

Play-offi: Futen dy ekipe, plus gjashtë fitueset nga rundi i tretë

Të gjitha ekipet e eliminuara nga rundi preliminar deri te ai i tretë do të kenë një tjetër mundësi në kualifikimet për Ligën e Evropës, kurse të eliminuarit në play-off do luajnë direkt në grupet e EL-së.

‘Rruga e ligave’ (Dy vende në grupe):

Kjo rrugë përfshinë skuadrat që kanë përfunduar në pozitën e tretë në ligat e renditura në vendin e pestë dhe të gjashtë, si dhe nën-kampionët e ligave që renditën si të shtatat deri të ato të pesëmbëdhjetat. Këtu kemi tri runde kualifikuese:

Rundi i dytë i kualifikimeve: Futen gjashtë skuadra

Rundi i tretë kualifikues: Futen pesë skuadra, plus tri që kanë fituar në rundin paraprak

Play-offi: Katër ekipet fituese nga rundi i tretë

Të gjitha ekipet e eliminuara në rundin e dytë do t’i jepet një shans i dytë duke u futur në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ato që eliminohet në rundin e tretë dhe play-offit shkojnë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

LIGA E EVROPËS:
Faza e grupeve:

Do të jenë 17 skuadra që do të kualifikohen direkt nga koeficienti i ligave nga sezoni 2016/17.

Dy skuadra nga pesë ligat e pra: Spanja, Gjermania, Anglia, Italia dhe Franca (10)

Një skuadër prej ligës së renditur si e gjashta deri te ajo e 12-ta: Rusia, Portugalia, Ukraina, Belgjika, Turqia, Republika Çeke dhe Zvicra (7)

Dhjetë skuadra futen në grupe direkt nga Liga e Kampionëve: Gjashtë që eliminohen nga ‘Rruga e ligave’ dhe katër të eliminuara nga play-offi i ‘Rrugës së kampionëve’.

Kualifikimet:

Nga sezoni 2018/19 do të jenë dy rrugë: ‘Rruga e kampione’ dhe ‘Rruga e ligave’. Skuadrat futen nga koeficienti i ligave nga fundi i sezonit 2016/17.

‘Rruga e kampionëve’ (Tetë vende në grupe)

Kjo rrugë përfshinë ekipet e eliminuara në Ligën e Kampionëve nga rundi preliminar dhe ai i tretë kualifikues. Janë tri runde edhe këtu:

Rundi i dytë kualifikues: 20 skuadra të eliminuara nga rundi preliminar dhe i parë të Ligës së Kampionëve.

Rundi i tretë kualifikues: 10 skuadra të eliminuara nga rundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve, plus dhjetë fituesit e rundit të dytë kualifikues të EL-së

Play-offi: Gjashtë ekipet e eliminuara nga rundi i tretë kualifikues i LK-së dhe plus dhjetë fituesit e rundit të tretë kualifikues të EL-së.

‘Rruga e ligave’ (13 vende):

Kjo rrugë përfshinë 55 ligat dhe plus ekipet e eliminuara nga rundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve.

Rundi preliminar: Futen 16 skuadra

Rundi i parë kualifikues: Futen 86 skuadra, plus tetë fituese nga rundi paraprak

Rundi i dytë kualifikues: Futen 27 skuadra, plus 47 fitueset nga rundi i parë

Rundi i tretë kualifikues: Futen 15 skuadra (Përfshihen ekipet tri ekipet e eliminuara nga rundi i dytë kualifikues i LK-së), plus 37 fitueset nga rundi i dytë.

Play-offi: 26 fituesit e rundit të tretë.

Orari i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19:
26 qershor: Gjysmëfinalet e rundit preliminar

29 qershor: Finalja e rundit preliminar

10/11 korrik: Ndeshjet e para nga rundi i parë kualifikues

17/18 korrik: Ndeshjet e kthimit nga rundi i parë kualifikues

24/25 korrik: Ndeshjet e para nga rundi i dytë kualifikues

31 korrik/1 gusht: Ndeshjet kthyese nga rundi i dytë kualifikues

7/8 gusht: Ndeshjet e para nga rundi i tretë kualifikues

14 gusht: Ndeshjet kthyese nga rundi i tretë kualifikues

21/22 gusht: Ndeshjet e para nga play-offi

28/29 gusht: Ndeshjet kthyese nga play-offi

18/19 shtator: Ndeshjet e para në fazën grupore

2/3 tetor: Ndeshjet e dyta në fazën grupore

23/24 tetor: Ndeshjet e treta në fazën grupore

6/7 nëntor: Ndeshjet e katërta në fazën grupore

27/28 nëntor: Ndeshje e pesta në fazën grupore

11/12 dhjetor: Ndeshjet e gjashta në fazën grupore

12/13/19/20 shkurt: Ndeshjet e para nga rundi 16-të

5/6/12/13 mars: Ndeshjet kthyese nga rundi i 16-të

9/10 prill: Ndeshjet e para nga çerekfinalet

16/17 prill: Ndeshjet e kthimit nga çerekfinale

30 prill/1 maj: Ndeshjet e para nga gjysmëfinalet

7/8 maj: Ndeshjet e kthimit nga gjysmëfinalet

1 qershor 2019, e shtunë: Finalja në Estadio Metropolitano, Madrid

Orari i ndeshjeve në Ligën e Evropës për sezonin 2018/19:
28 qershor: Ndeshjet e para nga rundi preliminar

5 korrik: Ndeshje e kthimit nga rundi preliminar

12 korrik: Ndeshje e para nga rundi i parë kualifikues

19 korrik: Ndeshje e kthimit nga rundi i parë kualifikues

26 korrik: Ndeshje e para nga rundi i dytë kualifikues

2 gusht: Ndeshjet kthyese nga rundi i dytë kualifikues

9 gusht: Ndeshjet e para nga rundi i tretë kualifikues

16 gusht: Ndeshjet kthyese nga rundi i tretë kualifikues

23 gusht: Ndeshjet e para të play-offit

30 gusht: Ndeshjet e kthimit të play-offit

20 shtator: Ndeshjet e para të fazës së grupeve

4 tetor: Ndeshjet e dyta të fazës së grupeve

25 tetor: Ndeshjet e treta të fazës së grupeve

8 nëntor: Ndeshjet e katërta të fazës së grupeve

29 nëntor: Ndeshjet e pesta të fazës së grupeve

13 dhjetor: Ndeshjet e pesta të fazës së grupeve

14 shkurt: Ndeshjet e para të rundit 32

21 shkurt: Ndeshjet kthyese për rundin 32

7 mars: Ndeshjet e para nga rundi 16

14 mars: Ndeshjet kthyese nga rundi 16

11 prill: Ndeshjet e para nga çerekfinalet

18 prill: Ndeshjet kthyese nga çerekfinalet

2 maj: Ndeshjet e para nga gjysmëfinalet

9 maj: Ndeshjet kthyese nga gjysmëfinalet

29 maj 2019, e mërkurë: Finalja në Stadiumin Olimpik, Baku.

Previous Next