Manchester Unitedi është gati të luftojë me Real Madridin për të siguruar shërbimet e yllit të Interit, Mauro Icardi, oër sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat në Argjentinë.

Ka pasur thashetheme të shumta për interesimin e Real Madridit në Mauriton, pasi e shohin atë si zëvendësim ideal për francezin Karim Benzema.

Megjithatë, gazeta argjentinase Ole shton se Jose Mourinho dhe Manchester United kanë vënë sytë në qendërsulmuesin e Interit.

Icardi mbush 25 vjeç më vonë këtë muaj, por tashmë ai është një veteran, duke shënuar 96 gola dhe 23 asistime në 170 ndeshje konkurruese për Interin.




Rekordi i argjentinasit në Serie A është gjithashtu i mrekullueshëm, duke gjetur golin në 99 raste me 26 asistime në 178 ndeshje.

Deri më tani këtë sezon, Icardi ka shënuar 18 gola në vetëm 22 paraqitje në Serie A dhe po tregon formë konstante.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e Icardit, që besohet të jetë 110 milionë euro, por është e vlefshme vetëm për një afat kalimtar veror.

Nerazzurrët gjithashtu po shikojnë mundësinë e blindimit të kapitenit të tyre duke i ofruar një zgjatje kontrate me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon dhe një klazuolë lirimi mbi 200 milionë euro.



Previous Next