Manchester United priti Huddersfieldin në “Old Trafford” në kuadër të javës së 26-të të Premier Leagues angleze, ku triumfoi 2-0.

Pas një pjesë të parë të qetë dhe pa gola, Unitedi kaloi në epërsi falë një goli të bukur nga Romelu Lukaku në minutën e 55'-të.

Më pak se 25 minuta para përfundimit të takimit, kiliani Alexis Sanchez fitoi një penallti të cilën e humbi, por reagoi shpejt duke e futur në rrjetë topin e kthyer nga portieri kundërshtar.

United ruan vendin e dytë në tabelë me 56 pikë, pesë më shumë se Liverpooli dhe Chelsea që janë ne vendin e tretë dhe katërt përkatësisht, ndërsa Huddersfiled mbetet e parafundit në tabelë me vetëm 24 pikë, aq sa ka edhe Stoke City e Xherdan Shaqirit në vendin e 18-të.




Previous Next