Ditën e sotme është ndarë nga jeta një emër nga më të shquarit e gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Binaku. 

Binaku vdiq në moshën 62 vjeçare pas një sëmundjeje e cila kishte pak kohë që e kishte prekur. Binaku mbante pozicion pune si zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21.

Agim Binaku realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

I ndieri Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku”.



Previous Next