Një finale e parakoshme do të jetë ajo midis PSG dhe Real Madrid që do të përballen në datën 14 shkurt në Santiago Bernabeu. 

Tifozët madrilen filluan që të shpresonin që Neymar sa më shpejt të luante me Realin e Madridit dhe këtë dëshrirë ua plotësoi shorti i Uefa Champion League, i cili do ta sjellë Neymarin në Bernabeu.

Ai mesa duket është më entuziasti nga skuadra e PSG për këtë përballje, nga deklarata e tij pas ndeshjes me Lille.

“Jam i padurueshëm si kurrë më parë”, tha Neymar. “Nuk po më pritet dhe të them të vërteten, shpresoj të vij më shpejt”.

“Jemi duke punuar shumë për këtë ndeshje dhe i pëlqejmë shumë këto lloj ndeshjesh. Do të luajmë kundër një ekipi me kualitete, një klubi të madh”, shtoi ai.

“Do ta respektojmë Madridin dhe të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe të tentojmë të fitojmë”, theksoi braziliani.



Previous Next