Neymari është sëmurur nga viruset e stinës dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm të dielën mbrëma kundër Marseille.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery.
Ai shpreson se braziliani do të stërvitet normalisht nesër për të qenë gati të dielën mbrëma.
Ndërsa me Realin e Madridit, tekniku konfirmoi se ai do të jetë pa asnjë problem gati për kampionët e Champions League.
“Neymari është i sëmurë. Shpresoj që nesër të stërvitet dhe të luajë të dielën kundër Marseille”.
“Nuk jam mjek, por doktori më ka thënë se Neymari është i sëmurë, siç ishte Lass Diarra dje. Nuk ka të bëjë me dëmtim, duket se është i ftohur”, pohoi tekniku i PSG-së.