U zbulua këtë javë që kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, ka hedhur poshtë 160 milionë euro plus 40 milionë euro të tjera bonuse nga Perez për yllin e Anglisë, Harry Kane.

Arsyeja besohet të ketë qenë se ai i dëshiron të gjitha paratë në dorë dhe jo me këste apo bonuse.

Sipas mediumit Don Balon, Perez heziton të shkojë kaq lart dhe në vend të kësaj do të kthehet në tavolinë me një ofertë këmbimi para plus lojtar.

Dy lojtarët që do të përfshihen në propozimin e tij janë sulmuesi Karim Benzema dhe mesfushori Mateo Kovacic.

Kovacic mund të pranohet në marrveshje pasi i intereson shumë Levyt dhe menaxherit të Spursave, Mauricio Pochettino, pasi edhe më parë e kanë kërkuar.

Previous Next