E përditshmja franceze ‘Le10sport’, ka zbuluar objektivin kryesor të PSG për të zëvëndësuar Mottan i cilime shumëgjasa do të largohet nga Parisi në verë.
N’Golo Kante shihet si zëvendësuesi perfekt i Mottas dhe PSG po mendon të dërgojë një ofertë prej 85 milionë eurove për ta bindur Chelsean ta lë të lirë Kanten.
26-vjeçari shihet si njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë dhe është lojtari i pëlqyer nga klubi francez.
Edhe pse duket e vështirë që Chelsea do ta lë të lirë yllin e tyre, PSG do të tentojë transferimin e tij në verë.