Ish-portieri legjendar i Lazio-s, Marco Ballotta, i cili pati një karrierë 25-vjeçare në një intervistë për “Tuttomercatoweb.com”, ka prekur shumë gjëra.

Si fillim ai ka folur për sherrin e zhvilluar mes Anderson dhe Inzaghi-t: “Gjëra të tilla mund të ndodhin, lojtarët nuk janë asnjëherë të kënaqur kur luajnë pak. Vendimet do të merren në fund të kampionatit, kur do të vlerësohet e ardhmja e trajnerit dhe e brazilianit. Mendoj se do të bëjnë paqe shumë shpejt”.

Por gardianin tjetër legjendar Buffonin ai e shikon si të fiksuar pas rekordit të tij,rekord për të cilin ai është i bindur se juventini nuk do ia thyejë dot kurrë

“Mendoj se nuk do ta thyejë dot rekordin tim. Nuk është e lehtë të vazhdosh të luash në moshën 44 vjeç. Mendoj se do të luajë deri në momentin që ndihet mirë, besoj se dëshiron ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme. Disa herë mendon se do të tërhiqesh më pas kupton se je akoma në formë. Mua më ka ndodhur shpesh, e kuptoj. Por ai është mirë dhe duhet të vendosë me qetësi. Nuk do të jenë ndeshjet e fundit ato që do të përkufizojnë karrierën e tij, që do të mbetet e jashtëzakonshme”, ka thënë Ballotta.





Rekordi i Marco Ballott është se ai është lojtari më i vjetër që ka luajtur në Serinë A plot 44 vjeç e 38 ditë.

Previous Next