Zinedine Zidane mbrohet nga Ronaldo për statusin e tij si trajner në Real Madrid.

Ronaldo (fenomeni) ka dhënë një intervistë SFR Sport në të cilën ka folur për tema të ndryshme duke përfshirë ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së më 14 shkurt, formën e ekipit madrilen dhe teknikun Zidane.

“Real Madridi nuk po luan shumë mirë. Por Champions ndryshon entuziazmin e tyre, motivimin e tyre. Eshtë një vit i vështirë, Zidane është duke pasur shumë probleme këtë sezon. Do të jetë një ndeshje e vështirë. PSG po luan shumë mirë, po shënon shumë gola, ka një treshe sulmuese të fuqishme, shumë ofanzive. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e bukur për t’a shikuar.”

Zidane?




“Ai po përjeton vështirësitë e tij të para, por unë jam i impresionuar dhe i lumtur për të. Eshtë një xhaxha që më pëlqen, me të cilin kam ndarë jetën time. Eshtë një specialist, maestro i futbollit. Eshtë vështirë të imagjinohet se dikush e di futbollin më mirë se Zidane. Ai po jeton në kohë të vështirë tani, kjo i ndodh të gjithëve.”

Previous Next