Alexis Sanchez ka thënë se e ka lënë Arsenalin për të kaluar te Manchester United, pasi dëshiron të fitojë gjithçka në futboll.
Kiliani u largua nga Arsenali, kur i kishin mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë. Klubet arritën marrëveshje që ta shkëmbenin kilianin me armenin Henrikh Mkhitaryan.
“Mendoj që Manchester United, prej që jam i ri dhe jo që jam këtu tani, pasi jam i sinqertë, është klubi më i madh anglez. Kjo është ajo që mendoj”.
“Ka shumë klube të mëdha, kam luajtur edhe për Arsenal, edhe ata janë të tillë. Është klub i madh dhe kam luajtur edhe aty”.
“Por, duke ardhur këtu, duke parë në simbolin, mendoj se te United duhet të fitojë gjithçka, sepse është një klub i tillë, i madh”.
“Kam ardhur këtu për të fituar [trofe]. U largova nga Arsenali sepse dëshiroja të zhvillohesha dhe të mësoja si lojtar dhe të provoja një klub të ri”.
“Manchester United është një klub i madh në skenën globale. Kam ardhur këtu për të fituar gjithçka, përndryshe nuk do të kisha ardhur këtu”, ka thënë Sanchez.